Kronika

Po hipte fshehurazi në anijen për në Angli, qeni i policisë shqyen shqiptarin…






               Publikuar në : 12:15 - 29/08/18 |
mapo.al

Për shkak se deshi të futej në mënyrë të paligjshme në një anije në Cuxhaven të Gjermanisë, një shqiptar 24-vjeçar është kafshuar nga një qen.


Personi është zbuluar të enjten e kaluar nga roja e sigurisë e një kompanie të sigurisë, në përpjekje për të kaluar gardhin e zonës së portit, shkruajnë mediat gjermane.

Pas kësaj, qeni ka vrapuar drejt tij dhe e ka kafshuar.

Policia gjermane, të martën e ka përshkruar atë si “të komprometuar”: Kështu janë pagëzuar personat të cilët përpiqen të futen nëpër portet gjermane ilegalisht e për të marr ndonjë anije për të dalë ilegalisht nga Gjermania.

Sipas një raporti të “Cuxhavener Nachrichten”, këtë rrugë e përdorin të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët nuk kanë dokumente përkatëse për të hyrë në Britani të Madhe.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas