Aktualitet

Po bënin qitje në varreza, dy persona hapin zjarr ndaj policisë në Fier




               Publikuar në : 13:32 - 21/03/18 |
mapo.al

Dy persona kanë hapur zjarr ndaj policisë ditën e djeshme.


Ngjarja ka ndodhur pasi ata janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit pas një ngjarjeje jo të zakonshme në fshatin Baltëz. Sipas të dhënave zyrtare dje rreth orës 17:45, policia është njoftuar se në fshatin Baltëz, në afërsi të varrezave, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë të cilët konstatuan 2 shtetas të cilët ishin duke bërë qitje me armë zjarri. Policia iu vu në ndjekje 2 shtetasve të cilët kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë dhe kanë arritur të largohen.

Në vendngjarje u sekuestruan 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 autorëve të dyshuar, shtetasve H.M dhe K.M. Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas