Kronika

‘Plumbat depërtuan derën, brenda ishin 8 vetë’, çfarë ndodhi në shtëpinë e prindërve të gazetares që u sulmua me armë

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” pranë Rinasit ku u sulmua me armë banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Gazetarja Dorjana Bezat, raportoi për “BalkanWeb” se, janë qëlluar 10 plumba që kanë dëmtuar pjesën ballore të shtëpisë në pronësi të babait të Lalës.



Plumbat kanë depërtuar edhe në derën kryesore të banesës për të hyrë brenda saj por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

“Të shtënat me breshëri kanë shokuar familjen që është zgjuar nga gjumi e tronditur. Në banesë kanë qenë 8 persona, ndërsa gazetarja dhe bashkëshorti i saj jo. Por përveç prindërve e familjarëve të tjerë ishin dhe dy vajzat e saj.
Në dhomën e gjumit kanë depërtuar plumbat në kasën e derës por jo brenda ambientit”,- raportoi Bezat.

Ajo tha më tej se, një grup nga policia ka ardhur në banesë, janë marrë në pyetje edhe fqinj e të afërm.

Këta të fundit kanë deklaruar se janë zgjuar rreth orës 3 nga një zhurmë, kanë dalë në ballkon por nuk kanë parë gjë. Në zonë për fat të keq nuk ka as banesa apo objekte me kamera sigurie./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas