Sport

Plisat “ndërrojnë portat” me Tifozat Kuq e Zi, bojkotojnë Kombëtaren për shkak të policisë

Ndeshja e dy viteve më parë në “Elbasan Arena” kundër Izraelit mori të gjithë vëmendjen e mundshme, pasi që në momentin që kjo kombëtare mbërriti në Shqipëri nuk flitej për gjë tjetër veçse masave të rrepta të policisë.

Stadiumi në atë kohë i ngjante një situate lufte, por pas dy vitesh duke iu referuar raportimeve të fundit situata ngjan po e njëjtë.



Rreth 200 persona janë shoqëruar për verifikim në komisariat ditën e sotme nga uniformat blu, ndërsa gjithkush duhet të kalojë “nëpër vrimën e gjilpërës” për të shkuar në stadium.

Kjo ka bërë që grupimi prishtinas i tifozëve “Plisat” të bojkotojnë kombëtaren, njëjtë siç vepruan “Tifozat Kuq e Zi” dy vite më parë. Këta të fundit janë kthyer pikërisht për sfidën e sotme, ndërsa duket se “kanë ndërruar portat” me “Plisat”.

Sipas tifozëve nga kryeqyteti i Kosovës, shkak për këtë vendim janë bërë masat ekstreme të sigurisë. “Plisat në ketë ndeshje nuk marrin pjesë të organizuar (normalisht që Plisa do të ketë nëpër tribuna). Arsyeja është që ketë ndeshje nuk e organizon Federata Shqiptare e Futbollit, por komplet Ministria e Brendshme.

Ta caktojnë tri orë para ndeshjes me hy në stadium, nuk të sigurojnë kurrgjë as me hangër dhe as me pi, plus edhe dy orë ndeshja e bëhen 5 orë me nejt në stadium. I kanë dhanë aq rëndësi këtij shteti (Izraelit) e në fakt kurrkujt nuk i kërcet me i bo send. Kështu që na i urojmë fitore Shqipërisë e sa ma shumë probleme Ministrisë,” – shkruan Albert Kastrati në faqen e vet në Facebook, i cili njihet si lideri i këtij tifo-grupi shqiptar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas