Kryesore, Politika

Plasin debatet pas deklaratës së Thaçit, ish-deputetja: Berishën s’e le ti dhe Nano të shkelte në Kosovë, the se…

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se, Sali Berisha, nuk ishte lejuar të hynte pasluftës në Kosovë, pasi pengesë ishin bërë Hashim Thaçi dhe Fatos Nano. Ajo ka mohuar deklaratat e Presidentit aktual se Rugova nuk e kishte lënë Berishën të shkelte në Kosovë.

Politikania e njohur kosovare, njëherësh ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj një deklarate të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sulmoi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për deklaratat e këtij të fundit që tha se është kundër shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi.



Thaçi, duke iu kundërpërgjigjur Berishës, tha se “këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”.

Ndërkaq, Tërmkolli, përmes një reagimi dërguar mediave, me titullin “Gjarpri ‘në përqafim’ të Rugovës, për të ‘therur’ Sali Berishën”, ka thënë se Presidenti Thaçi ka lëshuar “edhe një gënjeshtër ‘historike’” duke përdorur Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, për të sulmuar ish- Presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, i cili, sipas saj, ka reaguar “si çdo shqiptar kundër pretendimeve për ndarje të Kosovës dhe gjoja bashkim me Preshevën”.

“Presidenti Thaçi gënjen opinionin e painformuar (sepse pjesa më e madhe e di të vërtetën), kur thotë se Presidenti Rugova nuk paska lejuar që Sali Berisha ‘të shkelë tokën e Kosovës’, d.m.th. nuk paska lejuar që Sali Berisha ta vizitojë Kosovën.

Sa për të kthjellur memorien, duhet thënë se ishte pikërisht Hashim Thaçi, bashkë me [Fatos] Nanon dhe të gjithë kreatorët e ‘revolucionit të vonuar demokratik’, ata të cilët paralajmëruan trazira në Kosovë në rast të vizitës së Sali Berishës, gjë e cila e detyroi UNMIK-un të anulonte këtë vizitë”,- ka theksuar Tërmkolli, raporton Koha.net.

Sipas saj, edhe sot është e njëjta situatë dhe i njëjti qëllim nga presidenti Thaçi – “ta përdorësh Presidentin Rugova kundër Sali Berishës (me gjithë mosmarrëveshjet e herë pas hershme të tyre), është përpjekje për nxitje të shqiptarëve kundër njëri-tjetrit, ashtu siç është vepruar historikisht për interesa të Serbisë”.

“Në fakt është edhe përpjekje për të shuar çdo lloj kundërshtimi (sidomos nëse vjen nga Sali Berisha), për copëtim të mëtejmë të tokave shqiptare të cilave u janë turrur këta yryshgjinjë sikur të ishin toka të lëna shkret.

Për fat të mirë, shqiptarët kanë bërë nga një grimë shkollë dhe kanë një grimë atdhetarie sa për të kuptuar kush dhe pse po përpiqet t’i helmojë”,- deklaroi në fund të reagimit të saj, ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

PasPara

2 komente

  1. Po diskuton edhe copa e budallaes Meli-haje, kerkon te marre ne mbrojtje Sali Kar-axhic qe e quante UCK “Organizate Terroriste” e cilesuar si i tille nga ekipi vrastar i Miloshevicit-Arkandit.
    Harron kjo taravellja qe Saliu beri thirrje per Kosovaret te mos shkonin ne bisedimet e Rambujese dhe theu embargon e OKB duke funizuar me kar-burant makinen e luftes se Miloshevicit qe vriste, perdhunonte dhe debonte kosovaret.
    Saliu burgosi ne Shqiperi luftetaret e UCK si Adem Jashari, Hashim Thaci e dhjetra te tjere e me pas i deboj duke i derguar lista te sakta Miloshevicit per perndjekjen dhe zhdukjen e tyre.
    Turp te kete kjo moster, kjo hale, qe vetem rrace shqiptare nuk mund te jete.
    Mbase eshte pjelle e ndonje perdhunimi SERB dhe vazhdon traditen, per mbrojtjen e krimineleve si Saliu e te tjere qe i klane sherbyer dhe i sherbejne Serbise dhe daj Fazllicit..

  2. Thyerjen e Embargos nga Sali Berisha , kur makineria luftarake e Serbisë kishte nevojë me vra e me pre popullin boshnjak ( shqiptarët e bosnjës alla mysliman ) dhe me i shtrëngu zgjedhën e shtu reprazaljet popullit shqiptar të Kosovës , e ka dijtë që atëherë i madh e i vogël . Edhe vetë Sala , prej hallit , u detyrua ta pranojë , kur ja nxorri në shesh presidenti i Malit të Zi .
    Pra këtë gjë Thaçi , ky pseudopatriot i madh i ditëve të fundit ,e ka dijtë ka afro 25 vjet . E ka dijtë edhe kur takohej ç’do muaj me ish kryeministrin Berisha sa në Tiranë e sa në Kosovë , sa në tunele e sa nëpër panele .
    Pse ja rikujtoi sot duke e sulmuar . Jo për Salën , dhe këtë e dijnë fort mire të dy , por gjoja me u shit si patriot i madh e i pa kompromis ndaj tradhëtisë .
    I duhet ky demostrim sot , për me mbulu tradhëtinë , që po i bën vetë Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar , duke i kriju kushte një konflikti ballkanik me përmasa shkatërruese për popullin tonë .
    Kjo është arësyeja dhe s’ka tjetër .
    Urgjent , populli i Kosovës dhe Parlamenti i tij duhet ta deligjitimojë Thaçin si President dhe t’ja djegi letrat e poshtërsisë në dorë , pa u deklaruar si fakte të kryera .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas