Aktualitet

Plagosja e minatorit, arrestohet inxhinieri dhe tekniku i minierës






               Publikuar në : 09:38 - 04/05/18 |
mapo.al

Inxhinieri dhe tekniku i minierës në Martanesh të Bulqizës janë arrestuar për “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” me pasojë plagosjen e një minatori.


48 vjeçari B.P. (vagonist në minierë), mori dëmtime në kokë ditën e enjte, gjatë punës në galerinë 10 të minierës në pronësi të “Kaprolla”sh.p.k.

Ai po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, në Tiranë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë 61-vjeçarin Jakup Gurra, me detyrë Inxhinier/drejtues teknik miniere dhe 57-vjeçarin Nerim Livani,  me detyrë teknik miniere. Të dy të arrestuarit janë me banim në Tiranë.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas