Kronika

Plagoset me thikë nxënësi i “Aleks Budës”






               Publikuar në : 14:48 - 27/11/14 |
mapo.al

aleks budaNjë sherr me nxënësve të shkollës së mesme “Aleksa Buda”, ka përfunduar me plagosjen e një adoleshenti.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në ambientet e jashtme dhe i plagosur mësohet se ka mbetur 16-vjeçari me inicialet H. Gj.

I plagosuri është zënë me një 17-vjeçar dhe ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë.

Ende nuk dihen motivet e konfliktit të nxënësve të shkollës së mesme, por besohet se ngjarja ka nisur që disa ditë më parë.

Policia ka shkuar në shkollë dhe ka marrë në pyetje drejtoreshën, si dhe nxënësit e shkollës, që janë dhe shokët e të plagosurit.



CLOSE
CLOSE
Pas