Sport

Plagoset me plumb zv/presidenti i Trabzonsporit

Zëvendëspresidenti i Trabzonsporit, Nevzat Sakar është qëlluar në këmbë kurse policia është ende në kërkim të identifikimit të autorit, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e klubit turk, të dielën. Zyrtari i lartë i Trabzonsporit u sulmua të dielën rreth orës 02:30 ndërsa ishte duke qëndruar jashtë shtëpisë së tij. Besohet se në drejtim të tij janë shtënë tre plumba, një prej të cilëve e qëlloi në këmbë. Edhe pse i dëmtuar, Sakar është larguar nga spitali dhe është duke u rikuperuar në shtëpi. Sot, ai pritet të mbajë një konferencë për shtyp rreth incidentit.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas