Kryesore, Politika

Pjetër Arbnori “kthehet” në Parlament, Mustafaj: Do ishte kundërshtar i Ruçit, por…

U përurua paraditen e së enjtes në lulishten e Kuvendit të Shqipërisë busti i Pjetër Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit.

Në ceremoninë e organizuar nga Kuvendi ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ministra, ish-ministra, deputetë dhe ish-deputetë.



“Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur dhe i respektuar. Jeta vuajtjen ia derdhi lumë, kurse lumturinë ia dha me vonesë dhe ia mori shpejtë”, u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij. Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës. Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë”, tha Besnik Mustafaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas