ShowBiz

Pjesa e gjashtë e filmave ‘Die Hard’ tashmë ka një titull

Filmi më i ri i serisë “Die Hard” do të ketë titullin “McClane”.

Pjesa e radhës e franshizës së filmave të famshëm “Die Hard” ka marrë emrin në bazë të mbiemrit të personazhit kryesor, John McClane.



Personazhin e ka bërë të njohur aktori Bruce Willis, i cili do të rikthehet sërish në këtë rol për herë të gjashtë, ndërsa filmi do të këtë vëmendjen kryesore te ky personazh, më shumë sesa herët tjera, përcjell Gazeta Express.

“Ne do të koncentrohemi te John sepse nuk do të kishte filma ‘Die Hard’ pa Bruce Willis”, ka thënë producenti i filmit. “Ne do të eksplorojmë personazhin e John McClane edhe kur ishte në vitet e 20-ta. Por pa e anashkaluar atë edhe tani kur ai është 60 vjeç”.

Filmi do të tregojë për origjinën e filmave të suksesshëm, ndërsa ende nuk ka filluar xhirimet.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas