Politika

Pjerin Ndreu i ‘përvishet’ Bashës dhe Berishës: Gënjshtarë ordinerë, s’kam biznes veç rrogës

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka qenë ndër emrat e shigjetuar nga opozita, siç është edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në “Facebook” Ndreu iu kundërpërgjigj Berishës dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës, ndërsa tha se ai nuk ka as firma dhe as ka përfituar tendera dhe para publike.

Mes të tjerash ai i cilësoi ata gënjeshtarë, duke shtuar se ka familje më vete dhe jo me vëllezërit e tij. Në valën e akuzave ai tha se; ‘Neveri për çfarë përfaqësoni, villni e shpifni ! S’kam asnjë biznes e asnjë llogari askund përveç rrogës së shtetit’.



REAGIMI I NDREUT
Sali, Lul dhe çdo derivat i juaji qe s’di ca thotë! Ne emrin tim as ka firme, as tendera dhe as para publike! Gënjeshtare te pacipe dhe ordinere, ja çfarë jeni! E kam shtëpinë dhe ekonominë te ndare me vëllezërit ! Jo si Ju qe keni djem, vajza e kunetër miliarderë e vrasës! Neveri per cfarë përfaqësoni, villni e shpifni ! S’kam asnjë biznes e asnjë llogari askund përveç rrogës së shtetit! Dhe serish me kujtoni vargjet e te madhit Sergey Esenin: Njeriu i zi me shikon gjithë krupe/sytë i bëhen jeshil prej vrerit/sikur me thotë se s’jam veç kusar i paskrupullt/Qe mendjen rri vras qysh ti turrem si brac, ndonjërit!
Pjerin

PasPara

1 koment

  1. JU (PS, PD, LSI) jeni shume te varfer. I bej thirrje popullit te hapim nga nje llogari bankare per secilin prej jush…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas