Ekonomi

Pishinat, biznesi që po konkurron detin, kemi më shumë se Maqedonia

Pishinat, nga një alternativë sezonale, po shndërrohen në një zgjedhje gjatë gjithë vitit, duke përfshirë ambientet e mbyllura për ushtrime sporti, apo edhe aktivitete si Spa, hamam etj. Ndërtimi i hoteleve, vilave në bregdet por edhe në qytete i ka dhënë hov zhvillimit të tyre, ato tashmë janë shndërruar në një model biznesi të mirëfilltë. Hapja e Aquapark të vetëm në Shqipëri ka shtuar konkurrencën dhe ka vendosur një tjetër standard në këtë fushë. Interesi për ndërtimin e pishinave është madje më i madh se në Maqedoninë pa det…

Nga Deada Hyka, Monitor



I konsideruar si një sport i mirë për të mbajtur trupin në formë, frekuentimi i pishinave (të mbyllura) shtrihet thuajse gjithë vitin.Prindërit investojnë në sporte për fëmijët, kurse moshat e mëdha e përdorin si terapi. Sa u përket pishinave të hapura në sezonin veror, dëshira për frekuentim mbetet e lartë, pasi me kalimin e viteve mirëmbajtja po shndërrohet në domosdoshmëri, teknologjia ka përparuar dhe rritja e konkurrencës u ka “shtrënguar” lakun shumë bizneseve të tilla. Hyrja në treg e një Aquapark-u ka ndryshuar modelin e biznesit të kësaj fushe, ndërsa hotelet po investojnë gjithnjë e më shumë në pishina, jo detyrimisht të mëdha, por cilësore.

Inxhinieri Lulzim Berati, sipërmarrës i “Tirana Pools”, pohon se investimet në pishina po rritje çdo vit. Aktorët e tregut thonë se pishina është një zgjedhje që nuk ndikohet nga bregdeti, pasi kategoria e njerëzve që e frekuentojnë, janë besnikë të saj. Drejtuesit e bizneseve të tilla shprehen se frekuentimi është rritur, ndonëse janë hapur shumë pishina, madje edhe pranë bregdetit. Për këtë arsye, shumë biznese, sidomos ato të mëdha në formë resortesh, kanë shtuar format e argëtimit për të ruajtur klientelën dhe për të rritur konsumin.

Ata pohojnë se për këtë qëllim janë përpjekur që t’i japin rëndësi më të madhe pishinave dimërore, edhe si formë sporti fizik që ushtrohet kryesisht nga të rinjtë.

“Në pamje të parë duket sikur është një biznes sezonal, por që të ndërtohen, pishinat e mira duan kohë dhe investim gjatë gjithë vitit”- tregon inxhinier Berati. Ai shton se gjatë vitit, ata janë në lëvizje të vazhdueshme në hotele kudo në Shqipëri.

“Një pjesë e pishinave sot nuk janë hapur ende, kjo sepse drejtuesit e tyre i lënë procedurat e mirëmbajtjes për në minutë të fundit,të cilat kërkojnë kohë e investim. Megjithatë, ka shumë hotele dhe komplekse pishinash që i mirëmbajnë ato gjatë gjithë vitit. Konkurrenca ka forcuar konkurrencën”, -thotë ing. Berati.

Shtohen pishinat

Aktorët e tregut pohojnë se pishina është një zgjedhje që nuk ndikohet nga bregdeti, pasi kategoria e njerëzve që e frekuentojnë atë janë besnikë.

Menaxherja e resortit National Sport Park, znj. Manu Nezha, pohon se sezoni në dy pishinat e resortit është hapur, njerëzit kanë nisur t’i frekuentojnë ato pavarësisht luhatjeve të kohës. Sipas saj, pritshmëritë janë më të larta në korrik, për rritje të frekuentimit, duke qenë se përkon meqëndrueshmërinëe motit. Megjithatë, në fundjavë, frekuentimi është më i lartë.

“Ka pasur interes që nga fund i prillit.Por reshjet e shiut më intensive se vitet e mëparshme, na kanë ‘penalizuar’ disi. Gjithashtu edhe muaji i Ramazanit ka ndikuar në uljen e frekuentimit. Presim që fundi i qershorit dhe korriku të jetë më mirë. Edhe larmishmëriae shërbimeve që ofrojmëdo të na ndihmojë që të jemi më mirë në treg”, – thotë znj. Nezha.

Konkurrenca përmirëson mirëmbajtjen

Ndërsa Luani, menaxheri i resortit Palma Nova, pohon se aktiviteti prej shumë vitesh në treg ndikon në perceptimin e klientëve, për këtë arsye kanë punuar për vendosjen e një standardi, që përkthehet me rritje të vazhdueshme të kërkesës. Ai shton se resortet me pishina janë biznese të mira, duke pasur në konsideratë edhe konkurrencën.

Ing. Berati, specialist i fushës, thotë se mirëmbajtja përfshin hallka dhe aparatura të ndryshme. Ato janë zhvilluar me përparimin e teknologjisë dhe implementohen kudo në botë. Sipas tij, ka dy forma mirëmbajtje: manuale, kostoja e së cilës varet nga volumi i ujit të pishinës dhe ajo automatike dixhitale, me një investim fillestar prej 3500 eurosh ose më shumë.

“Në formën manuale, mirëmbajtësi hedh 1 kg klor/100m³ ujë, që kushton 400 lekë dhe aplikohet në fund të ditës. Hidhet ph(-) për të ulur fortësinë që jep klori, edhe për këtë normativja është 1 kg klor/100m³ ujë, kushton 200 lekë. Hidhet një lëng kundër algave që i jep ngjyrë blu pishinës, 1l/100 m³ ujë një herë në javë, kushton 400 lekë. I hidhet edhe kristalizuesi, 1l/100 m³ ujë një herë në javë, kushton 400 lekë. Në bazë të volumit të pishinës qëka një biznes, del kostoja.
Lloji i mirëmbajtjes tjetër është vendosja e një impianti dozues dixhital, që i kryen të gjitha këto funksione automatikisht, që kushton rreth 3500 euro. Pishinat kryesore e kanë të përfshirë këtë të fundit”, – tregon z. Berati.

Ai shton se ka ikur koha e përdorimit të klorit që dëmton lëkurën dhe shkakton irritime në sy. “Për klientët që vendosin të ndërtojnë pishinë në pragun e verës, tani përdoret teknologjia e fundit franceze, pishina që ndërtohen për 3 ditë me 10 vjet garanci nga firma franceze Magiline. Kompania jonë ofron kimikate për pishinat si klor, ph minus, algacid, flokulant, nga më cilësorët te më të lirët në treg. Pishina Bio pa klor,falë përdorimit të dezinfektimit të ujit me UV sistem, ku digjen të gjithë mikrobet nga llamba ultraviolet që vendoset në sistemin e qarkullimit të ujit të pishinës. Kjo llambë mund të vendoset si në pishinat e reja, por edhe në pishinat ekzistuese”, -pohon z. Berati.

Aquaparku i parë

Dy vite më parë, specialistët e fushës pohuan se tregut shqiptar i mungonte një aquapark që do t’i shtonte një alternativë moderne frekuentuesve të pishinës, si dhe do tërikonceptonte modelin shqiptar të kompleksit të pishinave. Nuk kaloi viti përpara se të hapej një i tillë në vendin tonë. Aquapark Blue Magic Water solli në një dimension shumëfunksional tre pishina, rrëshqitëse dhe lodra uji për fëmijë e të rritur, në një kompleks prej 50 mijë metrash katrorë. “Në këtë investim kemi synuar që t’u ofrojmë klientëve të gjitha llojet e shërbimeve, duke filluar nga fast-food, kafe, restorant, Beach Bar”, – thotë Arjan Mene, drejtuesi i Aquapark. Ai shton se ky biznes ishte ideuar përpara pesë vitesh dhe nisi aktivitetin në shkurtin e 2017-s.

“Ne kemi përdorur një teknologji të lartë e cila garanton cilësinë e ujit, me filtra që e qarkullojnë atë mbi 24 herë/orë. Viti i shkuar ishte i mbarë, përtej parashikimeve tona si vit i parë. Frekuentimet kanë qenë tëshpeshta nga e gjithë Shqipëria, por kryesisht nga qytetet përreth, si Durrësi, Shijaku, Tirana, Kruja etj. Si viti i dytë operacional kemi parashikuar si një investim ndërtimin e një diskoje, më e madhja në Ballkan dhe së shpejti, edhe një pishinë me dallgë artificiale. Synojmë që të tërheqim edhe turistë, siç ndodh kudo në botë”,- pohon z. Mene.

Shtëpitë private

Çdo bar-restorant, hotel apo kompleks që të jetë i suksesshëm tani, duhet të ketë dhe një pishinë. E jo vetëm bizneset, por edhe familjet në oborret e tarracat e tyre po i bëjnë pishinat pjesë të stilit të jetës.
Përveç hoteleve në periferi të kryeqytetit, si dhe atyre pranë bregdetit, edhe shtëpitë private-vila po vijojnë tendencën e nisur që 2-3 vite më parë, të ndërtimit të pishinave. Drejtuesi i Tirana Pools, Lulzim Berati, thotë për “Monitor” se vitin e shkuar u rrit numri i tyre, duke tejkaluar 20 në vit (nga 10-15 të disa viteve më parë). Z. Berati pohon se janë kryesisht investime të vogla, por nuk mungojnë as ato luksoze që kapin shifra deri në 25 mijë euro.

Hotelet

Pishinat po konsiderohen si domosdoshmëri edhe për hotelet në vijën bregdetare prej 362 km të Shqipërisë. Thuajse të gjitha hotelet në Shqipëri kanë si pjesë të kompleksit të tyre edhe pishinat. Drejtuesit e hotel Adriatik në Durrës shprehen për “Monitor” se frekuentimi i pishinës së hotelit ka nisur që në fund të prillit. “Ndonëse me detin afër, pishina pëlqehet, sidomos nga prindërit me fëmijë që duan t’i mbajnë nën mbikëqyrje në një thellësi të vogël. Pishina ofron një lloj komoditeti që deti nuk ta jep dot. Sidomos para nisjes së sezonit veror, ne kemi shumë frekuentues që konsumojnë një pije apo drekënë pishinat tona. Është një lloj ‘mode’ dhe pastërtie që pishina e ofron, kundrejt detit që jo çdokush preferon rërën”- pohojnë përfaqësues nga Adriatik Hotel.

Në zonën e Shëngjinit ndërkohë janë ndërtuar jo pak hotele vitet e fundit, bashkë me konceptimin që në nisje të pishinave në kompleksin e tyre.

Përfaqësues nga Princ Adriatik Restort në Shëngjin, një hotel i hapur javët e fundit të këtij viti, thonë se ndonëse vija bregdetare është joshëse, me rërën e butë dhe detin e pastër, pishina përfshihet sërish në dëshirën e pushuesve. “Kemi pasur vizita në fundjavë edhe vetëm për të qëndruar në pishinë. Parashikojmë se në rezervimet për këtë verë, fëmijët do të jenë më të tërhequr nga pishinat”.

Shqipëria kryeson në rajon
Shqiptarët janë shumë më të “etur” për ujin e ëmbël që qarkullon brenda kornizës së blusë artificiale, krahasuar me fqinjët ballkanas. Inxhinierët e projektimit, të cilët kanë punuar edhe në tregun malazez dhe atë maqedonas, pohojnë se numri i pishinave të ndërtuara çdo vit në vendin tonë llogaritet të jetë rreth 5 herë më i lartë se ai në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Përveçse një prirje më europiane për argëtim, vendin tonë duket se e ndihmon edhe vija e gjatë bregdetare, ku janë përqendruar pjesa më e madhe e pishinave. Sipas inxhinierit Lulzim Berati, duke filluar nga Velipoja deri në Sarandë, sipërmarrësi i çdo hoteli të përmasave mesatare, ka ose po interesohet të ketë një pishinë në ambientet e tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas