Sport

Pirlo, gati të nisë një eksperiencë të re në futboll

Pasi i dha fund karrierës së lavdishme si futbollist, vitin e kaluar, Andrea Pirlo është gati të nisë një tjetër aventurë, këtë herë si trajner.

Ish fantazisti i Interit, Milanit dhe Juventusit pritet të emërohet ndihmës i Roberto Mancinit, në stolin e kombëtares italiane.



Marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa tashmë çështja ka shkuar në zyrat juridike të FIGC-së, ku po shikohet nëse ka ndonjë mospërputhje, pasi Pirlo punon në të njëjtën kohë, edhe si opinionist në Sky Sport.

Nëse nuk rezulton asnjë mospërputhje, atëherë Pirlo do të zyrtarizohet ndoshta brenda ditës së sotme, ndërsa në të kundërt, pritet që ish fantazisti i Italisë të japë dorëheqjen nga Sky, për të nisur eksperiencën e re në krah të Mancinit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas