Kronika, Kryesore

Piramida “Rira”, pranga manjatit

xhevat rira karburanteKishte krijuar një skemë mashtrimi, si firmat piramidale, por biznesmeni elbasanas, Xhevat Rira është vënë në pranga ditën e sotme, pas një hetimi disamujor ndaj tij.

Burime zyrtare kanë bërë të ditur se, pas një hetimi paraprak të Prokurorisë Elbasan, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhevat Rirën, administrator i subjektit tregtar “RIRA sh.a”.



Ky person është i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale të “Krijimit të skemave mashtruese dhe piramidale”. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, paraditen e sotme.

Ky person dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë disa personave shuma të ndryshme, të cilat arrijnë në vlerën e mbi 30 milionë lekëve.

Sipas skemës, e cila tashmë është e qartë për Njësinë Task-Force të Prokurorisë së Elbasanit, shtetasi Rira u merrte hua personave të ndryshëm, me premtimin se brenda një afati kohor të përcaktuar do t’ua kthente me interesa, të cilat ishin më të larta se sa ato me të cilat operojnë bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.

Sipas hetimeve, të cilat janë nisur në bazë të kallëzimeve të 9 personave, rezulton se i dyshuari Rira, pasi u merrte paratë me fajde, nuk ua kthente këto para, duke i mashtruar për një kohë të gjatë dhe deri sa, kohët e fundit, u shmangej dhe nuk i takonte personat që i kishin dhënë hua.

Shoqëria “RIRA Sh.A.” ka filluar veprimtarinë e saj ekonomike e tregtare në fushën e karburanteve më 08.03.1992, fillimisht me seli në Librazhd dhe më vonë në Tiranë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas