KMR, Kryesore

Piktura që theu rekordin e veprës më të shtrenjtë…

Kjo pikturë theu rekordin botëror të veprës më të shtrenjtë të një artisti ende në jetë. Krijimi i David Hockney “Portreti i një artisti-pishina me dy figura” u shit për 90,3 milionë dollarë.

Ai theu në këtë mënyrë rekordin botëror të vendosur nga Jeff Koons në 2013-ën, kur vepra e tij “Qeni balonë”, u vlerësua 58,4 milionë dollarë.

“Shpresoj që të jetë i kënaqur. Unë e admiroj shumë, jam adhurues i madh i tij. Uroj që të jetë i gëzuar, por ai është artist, nuk ka nevojë t’ia tregojmë ne sa madhështor është, ai e di vetë”, u shpreh Alex Rotter nga shtëpia e ankandeve Christie’s.



Piktura u ble pas vetëm 9 minutash në ankand. Vlerësimi që shtëpia e ankandeve Christie’s i kishte bërë veprës së vitit 1972, një krijim në vaj, i cilësuar prej saj si kryevepra më e madhe e kohërave moderne, ishte 80 milionë dollarë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas