Kryesore

Pier Ferdinando Casini në UET : “Të ndrydhësh ndjenjat filo-europiane të Shqipërisë është dëmtuese edhe për Europën dhe Ballkanin”

Pas dekorimit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë , Ilir Meta, senatori italian Pier Ferdinando Casini ishte në Universitetin Europian të Tiranës ku mbajti një leksion të hapur mbi të ardhmen e Europës, rreziqet e brendshme dhe të jashtme që po has Bashkimi Europian dhe vlerat e përbashkëta që ndan unioni.
I pyetur sesi vendi fqinj do të mund ta ndihmonte Shqipërinë në votimin mbi hapjen e negociatave, ish-Presidenti i Dhomës Italiane të Deputetëve tha: “ Besoj se frustrimi i ndjenjave filo-europiane të një vendi si Shqipëria është vetë-dëmtues për Europën, për Shqipërinë dhe Ballkanin. pikë. Dhe besoj se Parlamenti do të ndihmojë qeverinë të bëjë në Bruksel gjërat që duhet të bëjë.” -tha Casini.
Duke u ndalur në përplasjet mes multikulturalizmit dhe ndjenjave nacionaliste në rritje në vendet e Bashkimit Europian dhe se cila forcë do të jetë determinuesja për ta çuar unionin përpara, Casini tha se kjo përplasje është e rreme.
“Duhet të shpjegojmë mirë se çfarë nuk shkon te nacionalizmi dhe te multikulturalizmi. Po shpjegohem: Çfarë nuk shkon te nacionalizmi?! Ne duhet të kultivojmë krenarinë e përkatësisë kombëtare. Europa nuk është kundër ndjenjës së përkatësisë kombëtare. Jam krenar që jam italian dhe jam në një qytet ku shpresoj dhe mendoj se një shqiptar ndihe krenar se është shqiptar. Unë jam bolonjez, krenar që jam nga qyteti im, por ndjenja ime bolonjeze nuk bie ndesh me përkatësinë time kombëtare. Unë ndihem thellësisht europian.”
Duke sjellë një shembull personal nga një udhëtim në Kinë, Casini theksoi ndjenjën e përkatësisë europiane. “Natën që isha në aeroport, natën që hyra në avioni Lufthansa që po më çonte në Frankfurt, kuptova realisht çdo të thotë të jesh europian, sepse u ndjeva në shtëpi dhe po shkoja në Gjermani , që nuk është vendi im. Vlerat europiane janë në gjendje të jenë faktor i përbashkët. Sigurisht po të jesh në Itali j ke kritika ndaj Gjermanisë apo Francës, por nëse shkon në vende të largëta të botës mezi pret të hipësh në një avion europian cilido qoftë e kudo të të çojë në Frankfurt, Dyseldorf, Francë apo Spanjë. Kuptimi i kombit nuk është në kontrast me projektin europian”- ishte i mendimit politikani, i cili vuri në dukje se një nga problemet më të mëdha sot për Europën është multikulturalizmi.
“Kemi menduar se të bësh bashkë gjëra të ndryshme është të zgjidhësh problemin. Nuk është kështu. Kemi një kulturë, qytetërim, histori. Europa është bijë e traditës kristiane, duhet të mirëpresim, po në momentin në momentin që e bëjmë të dimë kush jemi, nga vijmë e ku duam të shkojmë. Duhet të jemi në gjendje të përçojmë kulturën tonë, jo si kulturë hegjemone. Është e qartë që nëse një mysliman vjen në Europë për mua ka një parime liria religjioze, duhet të shkojë në xhaminë e tij të lexojë kuranin, por e qarët që ka tradita civile të cilave duhet t’i mbahet si tema e barazisë e mes burrave dhe grave dhe për këtë autoritetet publike europiane duhet t’i kenë idetë e qarta: Nuk zgjidhet problemi i identitetit europian duke mbledhur diversitetet”- tha ai.
Në fund të vizitës në Universitetit Europian të Tiranës- e cila u bë e mundur dhe u koordinua nga presidenti Ilir Meta, rektori Tonin Gjuraj i akordoi Pier Ferdinando Casini-t një certifikatë mirënjohje për kontributin që ai ka dhënë për proceset integruese euro-atlantike të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri –Itali.

<
>
5e9d0761-db2f-40d4-8077-b0840819c477 44ae2dfd-d6e0-4878-bb60-c5274f7c5dd7 bca26941-cfa7-4fdf-891e-f311a323a4a1 cf7f544d-d1df-4ed4-8ca7-c5cd346905d1 de6fffa1-dd85-4523-8868-aab84652753d


PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas