ShowBiz

Pianistja turke me famë ndërkombëtare İdil Biret vjen në Tiranë me recitalin e saj për piano

Pianistja e njohur İdil Biret mbërrin këtë fundjavë në Tiranë për t’i dhuruar artdashësve të muzikës klasike recitalin e saj për piano. 

Tirana do të presë ditën e shtunë, më datë 8 shtator,  pianisten turke me famë botërore İdil Biret. Duke nisur në orën 18.30, në ambienten e teatrit “Turbina”, një recital me veprat më të njohura të shkruara për piano nga kompozitorët më të mirë do t’i ofrohet publikut shqiptar për herë të parë nga kjo pianiste.



Me një karrierrë mjaft të sukseshme mbarëbotërore, artistja turke İdil Biret, ardhja e së cilës është mundësuar nga Ambasada Turke në Tiranë do të japë recitalin e saj mbrëmjen e kësaj të shtune. Programi i recitalit do të jetë i pasur me pjesë për piano nga kompozitorët e njohur: Bach, Chopin, Beethoven e Händel/Kempff.

Pas mësimeve të para të pianos, të marra në Turqi, İdil Biret që në moshën tetë vjeçare shkoi në Francë dhe ndoqi konservatorin në Paris, ku u diplomua me 3 çmimet e para që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare. Pianistja,  koncertet në mbarë botën i nisi në moshë fare të re, e shoqëruar nga orkestrat më të njohura botërore si ajo e Londrës, Filarmonia e Leningradit, e Bostonit, Leipzig Geëandhaus, Orkestra Kombëtare e Parisit, Filarmonia e Varshavës etj.

İdil Biret rregjistrimin e saj të parë e bërë në vitin 1959 teksa luante pjesë nga Brahms dhe Schumann. Ai moment shërbeu si nisja e një karriere 60- vjeçare me një koleksion gjigand prej 130 CD-sh. Këto incizime shumë të suksesshme fituan shumë çmime, përfshirë  “Grand Prix du Disque Frederic Chopin” dhe “Diapason d’ Or”.

Pjesëmarrja në këtë recital do të jetë vetëm me ftesa.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas