Aktualitet

Pezullohen në mënyrë përfundimtare manovrat kryesore ushtarake amerikano-koreane

Manovrat kryesore të përbashkëta ushtarake amerikano-koreane, të cilat zhvillohen rregullisht janë pezulluar në mënyrë përfundimtare, njoftoi sot për shtypin një zyrtar i lartë amerikan.

“Manovrat kryesore janë pezulluar përfundimisht në Gadishullin korean”, bëri të ditur ky zyrtar në kushte anonimati, dy ditë pas njoftimit të papritur të presidentit amerikan, Donald Trump për të ndërprerë manovrat provokuese ushtarake pas takimit historik me liderin koreano-verior, Kim Jong Un.



Manovra e ardhshme e përbashkët e planifikuar, e quajtur “Ulchi Freedom Guardian”, pritej të zhvillohej në fund të muajit gusht fillim shtatori, si çdo vit.

Koreja e Veriut kërkon prej kohësh dhënien fund të manovrave, të cilat i konsideron si përsëritje e pushtimit të përgjithshëm të territorit të saj. Pheniani ka reaguar shpesh me anë të operacioneve të saj ushtarake, raporton atsh.

Gjatë konferencës së shtypit që u mbajt të martën në Singapor, presidenti Trump njoftoi fundin e manovrave, por pa saktësuar kohën e hyrjes në fuqi të ndërprerjes së operacioneve ushtarake.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo theksoi se ky vendim ishte i kushtëzuar nga vijimi i negociatave produktive me Korenë e Veriut.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas