Kryesore, Politika

Petrit Vasili: Shqiptarë, refuzojeni taksën e Rrugës së Kombit!

Teksa pritet që brenda pak ditësh të rivendoset taksa e kalimit në Rrugën e Kombit, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, bën thirrje për ta refuzuar atë.

Ai, në një shenim në rrjetet sociale shkruan se: “Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit”.



Ja shënimi i plotë i Vasilit në rrjetin social Facebook:

“Prapë do të vënë taksë në Rrugën e Kombit këta?! Refuzojeni taksën e Rrugës së Kombit! Kryeministri u vetëdeklarua fajtor për revoltën shumë të drejtë që ndodhi kur ai vuri taksën në Rrugën e Kombit; dhjetëra kuksianë u arrestuan dhe disa janë akoma në burg.

Kryeministri – peng i interesave dhe përfitimeve të errta, përsëri po përgatit taksën që do të vërë sërish në Rrugën e Kombit. Paguajnë shqiptarët, çmimin më të lartë të karburantit në gjithë Ballkanin dhe Europën bashkë, sepse brenda tij janë qindra milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve.

Këto qindra milionë euro, që u merr Kryeministri në çdo litër karburant, nuk i përdor për rrugët, por i grabit për të mbjellë palma të thara buzë rruge,  për zyra, tualete zyrash, ekspozita pikturash idiote, sokakë qytetesh që i shtron dhe i shqep dhjetëra herë, për koncesione etj etj.

Menuja e grabitjes dhe e shpërdorimit është pa fund.

T’i japë fund këtij maskarallëku, Kryeministri, me paratë e mirëmbajtjes së rrugëve dhe t’jua kthejë ato përsëri rrugëve. Deri atëherë ka vetëm një qëndrim: Refuzojeni taksën e Rrugës së Kombit!”

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas