Politika

Petrit Vasili: Gjykata e Strasburgut foli, qeveria shqiptare ka ndërhyrë në mënyrë kriminale

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon qeverinë se ka ndërhyrë në mënyrë kriminale në Gjykatën e Strasburgut për të bllokuar proceset gjyqësore të qytetarëve shqiptarë për pronat.

Reagimi i Petrit Vasilit vjen pas deklaratës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila pranon se ka pasur ndërhyrje nga qeveria shqiptare për proceset e pronave. Në një deklaratë dhënë për televizionin “Fax News”, GJEDN shprehet se “në vitin 2014, një zyrtar i afërt me qeverinë shqiptare, (zoti Denar Biba) kontaktoi zotin Ledi Bianku, gjyqtar përfaqësues i Shqipërisë, duke i kërkuar që gjykata të shtyjë shqyrtimet e rasteve për rikthimin ose kompensimin e pronës. Gjyqtari Bjanku, i tregoi këtij personi se kjo sjellje ishte e papërshtatshme  dhe menjëherë informoi Dean Spielmann, president i Gjykatës Europiane në atë kohë. Ai në vazhdim informoi Presidentin e Gjykatës, Guido Raimondi, sapo ai u zgjodh”.



Ky reagim i GJEDN konfirmon akuzat e opozitës ndaj qeverisë për tentativë korrupsioni ndaj gjykatës më të rëndësishme euriopiane. Kreu i deputetëve të LSI-së shprehet se pas këtij qëndrimit nga Strasburgu, të gjithë përfaqësuesit e qeverisë që pretendojnë të kundërtën e morën përgjigjen. “Megafonët debilë të kryeministrit e morën përgjigjen. GJEDNJ në Strasburg foli qartë. Kjo qeveri turpi i Shqipërisë. Qeveria egërsisht kundër shqiptarëve dhe të drejtave të tyre”,- deklaron Petrit Vasili.

Ai shton se prokuroria duhet të ndëshkojë këtë qeveri dhe këta zyrtarë që punojnë kundër popullit. “Prokuroria të ndëshkojë rëndë këta hajdutë, që punojnë kundër popullit”,- deklaron Vasili.

Pas skandalit të fundit, Vasili shprehet se veprimet e qeverisë për korruptimin e Strasburgut vënë në pikëpyetje dhe reformën në drejtësi. “Reforma në drejtësi barazh me drejtësi horrash”,- shprehet në reagimin e tij, Petrit Vasili.

PasPara

1 koment

  1. Me sa di une ju zoti Vasili keni qene ne vitin 1014 ne bashkeqeverisje me Qeverine te kryesuar nga Zoti Rama. Eshte mire te eshtesh per kete problem qe per mendimin tim eshte me shume I pa rendesishem.Para ketij fakti ju ishit ne bashke qeverisje me partin demokratike qe nuk bete asgje per kete problem . Mendoj se zoti Rama ka vepruar drejt per kete problem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas