Aktualitet

Petrit Vasili. Alarmi i Amerikës, kryeministri po fundos vendin

Fillimisht përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e më pas në një konferencë për shtyp nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili ka komentuar raportin e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, mbi të drejtat e njeriut për vitin 2017.

“Raporti i DASH tregoi rrënimin e qeverisë aktuale të Shqipërisë, qeverisjen e korruptuar në çdo degë të saj dhe drejtësinë e kapur. Në krye të këtij mashtrimi publik qëndron kryeministri. Sipas DASH, nuk po ndodh ndjekja penale e zyrtarëve të lartë. Kemi një gjyqësor të kapur, teksa ekziston vetëm fjala reformë, por jo drejtësi”, u shpreh në konferencë Vasili.



Deklarata të ngjashme, nënkryetari i LSI-së i kishte bërë edhe përmes rrjetit social.

“DASH nxjerr në dritën e diellit kalbësirën shtetërore që ka ndërtuar kryeministri. DASH tregon qartë sesa skandaloze është kapja e medies dhe autocensura e saj. Lindja e ERTV-së si televizion i ngjashëm i Saddam Husseinit dhe nështrimi i turpshëm i televizioneve që transmetojnë atë, janë produkt i kryeministrit hajdut dhe manipulator të lirisë së medias. DASH tregon se praktikisht zgjedhjet janë shkatërruar nga blerja e votës. Korrupsioni ka pllakosur çdo degë të qeverisjes, pasi frymëzuesi më i madh i korrupsionit është vet kryeministri”, shkruan ndër të tjera Vasili.

“Reforma në Drejtësi është shkatërruar, e tashmë drejtësia e kryeministrit garanton që ai dhe ministrat të mos hyjnë në burg, por njerëzit e thjeshtë e pa pushtet të burgosen pa faj, si qytetarët kuksianë. Tashme çdo qytetar, por edhe gazetar, e ka të qartë alarmin që vjen nga Amerika. Ky kryeministër i mbërthyer nga droga e krimi dhe i shantazhuar prej tyre haptas në Parlament, media e kudo, është thjesht një peng i tyre dhe rrënues i vendit. Koha nuk pret. Shqiptarët janë pa drejtim”, mbyll reagimin e tij në Facebook, Petrit Vasili.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas