Shëndeti

Pesticide të reja kontrabandë; Me lejen e AKU, por s’janë në listën e kimikateve të lejuara

Helmet bujqësore kontrabandë, apo te pakontrolluara që hyjnë në tregun shqiptar janë një fenomen deri para disa javësh i panjohur publikisht, por që ndodhte rëndom.

“Top Channel” zbuloi dhe denoncoi prej disa ditësh se një pesticid i ndaluar të përdoret në Shqipëri në fakt shitej lirshëm në farmacitë bujqësore në gjithë vendin.



Mjekët tregojnë se pesticidi metomil me lëndë aktive 90 është tepër i rrezikshëm dhe vrasës. Por shkelja e ligjit për pesticidet nuk mbaron me kaq.

Të tjera helme bujqësore hyjnë në mënyrë të parregullt në Shqipëri, këtë herë me firmën dhe vulën e inspektorëve të AKU dhe të doganave.

Top Channel ka siguruar një deklaratë doganore ku duket qartë se janë importuar disa mijëra kilogram të dy lëndëve kimike të palejuara të futen në Shqipëri.

Lëndët kimike janë insektici diacetamiprid 20% SP dhe luftuesin e kërpurdha carbendazin 50% WDG.

Ne verifikuam listën e kimikateve që miraton vete ministria e Bujqësisë si për vitin 2017 ashtu edhe për vitin 2018 dhe këto dy lëndë pesticide nuk janë të lejuara. Hyrja e tyre është bere duke shkelur ligjin.

Ne pyetem përfaqësuesit e kompanisë “Agrozani” me qendër në Berat, të cilët thonë se në deklaratën doganore ka një gabim sepse janë vendosur dy kimikate që ata nuk i kanë importuar.

Por ne pyetem zyrtarisht Drejtorinë e Përgjithshme e Doganave, e cila kishte këtë përgjigje: Nisur nga kërkesa juaj, ju informoj se procedura doganore e paraqitur, është kryer konform të gjitha rregullave dhe procedurave për mallrat e importit.

Kompania “AgroZani” nuk e ka një shpjegim tjetër për këtë shkelje te ligji. Pesticidet duhet te ishin bllokuar nga inspektorët e Autoriteti Kombëtarë të Ushqimit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas