Sport

Pësoi goditje në tru para 1 viti, futbollisti i Ajax zgjohet nga koma






               Publikuar në : 15:50 - 21/08/18 |
mapo.al

Futbollisti Abdelhak Nouri pësoi goditje në tru para një viti në një ndeshje të Ajax-it kundër Ëender Bremen në korrik të 2017, ku pësoi dëmtime të rënda të neuroneve.


Pasi mbeti i rrëzuar në fushë, 21-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ku ka ndenjur në gjendje kome për më shumë se një vit dhe tashmë është zgjuar.

Vëllai i tij, Abderrahim, ka ndarë një lajm pozitiv mbi Nour-in, i cili pësoi dëmtime serioze dhe të përhershme të trurit.

“Gjendja e tij neurologjike është më e mirë se disa muaj më parë. Fizikisht, është e vështirë, ai nuk e lëviz trupin, vetëm kokën, por nganjëherë del nga shtrati për t’u ulur në karrocën e tij me rrota. Mund të komunikosh me të”, është shprehur vëllai i futbollistit.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas