Aktualitet

Peshkëpia: Të standardizohet prodhimi i bukës në funksion të cilësisë

Kreu i shoqatës së prodhuesve të bukës, Gëzim Peshkëpia, ka kërkuar dje në një dalje për mediat standardizimin e prodhimit të bukës në emër të cilësisë. Sipas Peshkëpisë, standardizimi do sjellë shmangien e abuzimeve me peshën e bukës, kurse çmimi do jetë i liberalizuar dhe i përcaktuar nga tregu. “Kjo do të rregullonte abuzimin nga prodhues të cilët me të drejtë akuzohen se abuzojnë me peshën. Qytetari do kishte të qartë peshën e saktë të bukës, ndërsa çmimi do ishte në varësi të saj”, u shpreh kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës. Ka qenë Autoriteti i Konkurrencës, që herë pas here ka bërë hetime paraprake dhe të thelluara në tregun e prodhimit të bukës. Madje, pak muaj më parë konkurrenca ka gjobitur 16 subjekte që prodhonin dhe tregtonin bukë në qytetin e Vlorës, të cilët abuzonin me çmimin në marrëveshje me njëri-tjetrin. Në emër të cilësisë së produktit jetësor dhe konkurrencës së ndershme në këtë treg, Peshkëpia kërkon ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të zyrtarizuar standardizimin e prodhimit të bukës. “Mund të kërkohet një hapësirë ligjore që t’i jepet mundësi institucioneve, këtu hyn edhe Bashkia, për të kontrolluar në ambientet familjare për këta prodhues buke”, u shpreh Peshkëpia.

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, përmes një rregulloreje të miratuar dy vjet më parë, por që nuk është zbatuar kurrë, parashikon masa për ndalimin e tregtimit të bukës në njësite tregtare që nuk janë të destinuara vetëm për shitjen e këtij produkti. Sipas MBUMK-se, janë rreth 80 për qind e njësive tregtare ushqimore, në të gjithë vendin, që shesin artikullin bukë në dyqanet e tyre, ndërkohe që janë të destinuara për tregti miks të ushqimeve, fruta-perimeve apo dhe bulmetit. Sipas specialistëve të bujqësisë, kjo masë merr vlera akoma me të rrepta aktualisht, për vetë faktin e abuzimit që po ndien tregu dhe konsumatori në rritjen artificiale të çmimit të bukës në vend nga tregtarët e vegjël. Mirëpo që nga miratimi i saj ajo nuk është zbatuar në asnjë rast.



 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas