Aktualitet

Pesë makina përplasen në autostradë

Një aksident i pesëfishtë u shënua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:30, në autostradën Durrës-Tiranë, duke e bllokuar këtë aks nacional për më tepër se 40 minuta. Pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka  pasur viktima, vetëm persona të lënduar e dëme materiale. Burime policore thanë se të aksidentuarit janë lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme. Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se prej tij është bllokuar tërësisht trafiku, pranë zonës së Yrshekut, në aksin që vjen nga Durrësi. Policia realizoi zhbllokimin e rrugës dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, i cili mendohet se është shkaktuar nga një frenim i papritur i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident. Hetimet paraprake tregojnë se shkak ka qenë shpejtësia e madhe, por edhe lagështia në rrugë.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas