Aktualitet

Përvoja europiane, përfundon trajnimi i 15 nëpunësve të administratës publike

Ka përfunduar trajnimi 4 mujor i 15  përfaqësuesve të administratës  publike shqiptare në institucionet  kryesore  europiane. Ata u përzgjodhën përmes një procesi  shumë të rreptë seleksionimi për të qenë pjesë e një projekti pilot, që ka për qëllim sjelljen e përvojës  europiane në fusha të caktuara  të administratës publike.

Me këtë rast,në ambientet  e Europe  Hause  u organizua  ceremonia e mirëseardhjes së 15  nëpunësve,  në të cilën morën pjesë përfaqësues  të lartë të shtetit  dhe  Delegacionit të Bashkimit Europian.



Zëvendësministrja,Senida  Mesi  në fjalën përshëndetëse theksoi rëndësinë që ka për rrugëtimin  e Shqipërisë në Bashkimin Europian reformimi i Administratës publike dhe sipas  saj , pikërisht të rinjtë do të jenë  lokomotiva  e këtij ndryshimi.

Ndërsa ambasadorja franceze në Tiranë, Znj. Kristina Vasak, vendi i së cilës  është një nga kontribuesit e këtij programi, duke ju drejtuar nëpunësve të trajnuar  u tha se është përgjegjësia  e tyre për të sjellë një frymë të re në institucionet ku ata punojnë  dhe për t’i  thelluar e shtrirë më tej njohuritë e marra.

Për përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Stephen Stork, ky program pilot është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të gjatë mes qeverisë shqiptare  dhe Bashkimit Europian dhe se e gjithë kjo ka një vlerë shumë të madhe për integrimin e vendit në familjen europiane.

Në këtë event ishin të pranishëm edhe përfaqësues  të Shkollës Kombëtare  të Administratës, e cila ishte një nga mbështetëset  e programit  së bashku  me qeverinë  shqitare dhe Bashkimin Europian.

Për vetë nepunsit, përvojoja e tyre 4 mujore ishte e jashtëzakonshme. Ata u përzgjodhën nga fusha të ndryshme të ekspertizës – ligje, integrim  europian, financë, manaxhim dhe patën mundësi që të kryenin praktika në institucionet më të mira të adinistratës publike në Paris, Strasburg  dhe Bruksel. Duke folur për këtë përvojë ata përcollën  edhe frymën  e re që morën, ndër të tjera, atë të performancës së lartë dhe profesionale  dhe llogaridhënies  ndaj qytetarëve, që  duhet të jetë thelbësore në punën e tyre.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas