Shëndeti

Personat që nuk pinë alkool dhe të alkoolizuarit, njësoj të rrezikuar nga sëmundjet

Moskonsumimi i alkoolit është po aq i dëshmshëm për organizmin sa edhe konsumi i tepërt i tij. Ky është rezultati i studimeve më të fundit shkencore i vendeve të zhvilluara.

Eksperti për politikat e alkoolit dhe duhanit, Roland Shuperka, i ftuar në Ora News tha se ka ardhur koha që ekspertët e shëndetësisë të informojnë drejt qytetarët.



Shuperka: Jemi në stanjacion sa i përket konsumit të duhanit, ende nuk kemi bërë një lëvizje që të kemi ulje. Sa i përket konsumit të alkoolit ne nuk jemi në grupe rinore në gjendje alarmante, jemi në të njëjtin nivel që janë dhe vendet e Ballkanit. Me përjashtim të kohës së verës që të rinjtë janë më të lirë dhe konsumi i alkoolit është më i madh.Problem është mosha e thyer mbi 45 vjeç që konsumon më shumë alkool. Megjithatë ka ikur koha e krenarisë që të rriturit thonë me me mburrje të madhe unë nuk pi asnjë gotë alkool.

Studimet e fundit shkencore në vendet më të zhvilluara të botës vërtetojnë atë që personat nuk pinë alkool dhe persona që pinë shumë alkool mbi normat e lejuara janë të pambrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare, arteroskleroza, sëmundjet e zemrës, ulçer, diabet dhe një sërë sëmundjesh të tjera reumatizmale. Vetë ekspertët e shëndetësisë duhet të japin informacion të saktë qytetarëve duke përcaktuar dhe në cilat doza duhet përdorur ky alkool.

Teksa përdorimi i alkoolit mbi normat e lejuara ka qenë edhe në fokus të kontrolleve të policisë rrugore për të shmangur aksidentet, Shuperka tregon formulën “magjike” për drejtuesit e mjeteve që t’u shpëtojnë gjobave.

Shuperka: Në përdorimin e automjetit ne e kemi të ndaluar 0.5 miligram përdorimin e alkoolit. Një qytetar nëse përdor një birrë, ose ekuivalenten e kësaj një gotë verë apo 40 gram alkool të fortë raki, uiski etj duhet të llogarisë që një orë pasi mbaron këtë gotë nuk duhet ti hipë makinës sepse do ti dalin parametrat që do ta kapë policia.Në kohën që e mbaron ti duhet të qëndrosh 1 orë pa lëvizur minimalisht.

Po cili është përdorimi normal i  alkoolit?

Shuperka: Një nga këto të treja( një birrë, një gotë verë apo 40 gram alkool i fortë) quhet normal. Deri në tre të tilla përmasa quhet i moderuar për meshkujt, dhe në dy masa të tilla quhet i moderuar për femrat. Masa e moderuar të jep mbrojtje nga arterioskleroza, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e diabetit të tipit 2 dhe një sërë sëmundjesh të tilla.Nuk ka pse të mburresh që ti je mirë me shëndet se nuk pi asnjë gotë alkool.

Eksperti i shëndetësisë nuk është po kaq miqësor kur bëhet fjalë për duhanpirjen, teksa analizon edhe përhapjen e fenomenit tek femrat.

Shuperka: Nuk kishte lokale, nuk mund ta pinte nusja para vjehrrës. Tani me kaq lokale nuk të sheh as Zoti dhe prandaj janë shtuar. Duhani është tmerrësisht i dëmshëm, duhet të heqim dorë nga duhani se do blejmë sëmundshmëri dhe vdekje. 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas