Kryesore, Sociale

Përse linden pak fëmijë? Flasin të moshuarit

Lindshmëria në Shqipëri po zvogëlohet dita-ditës, gjë që po çon në thellimin e krizës demografike në vendin tonë.

INSTAT-i publikoi që gjatë tremujorit të dytë të këtij viti lindjet u ulën me 25 për qind. Qytetarët shpjegojnë arsyet.



“Ëshgtë shumë e vështirë ta rrisësh tani, stresi, puna e vështirë, se gjen punën. Ndërsa atëherë ishin burrë e grua në punë dhe kishin të garantuar fëmijën në kopësht e çerdhe”, thotë një qytetare.

“Në familje kemi qenë 6 fëmijë, katër motra e dy vëllezër. Kurse sot, tani fëmijët bëjnë një e dy. Prandaj bie numri. Unë dy fëmijë kam. Vajza ime ka bërë një, kurse djali dy. Nuk bëjmë më thonë se se përballojnë dot jetën”, thotë një tjetër.

“Fëmija është pasuri themi ne. Çdo fëmijë ka kismetin e vetë”, thotë dikush tjetër

Tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë e paralajmëroi edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara që në raportin e këtij viti, paralajmëroi që brenda një shekulli popullsia e vendit tonë do të shkojë nën 1 milionë banorë./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas