Bota

Përplasje brenda Shtëpisë së Bardhë për këshilltarin shqiptar, ja çfarë ndodhi

Ylli Bajraktari nuk do të jetë më në krye të stafit të Këshilltit të Sigurisë Kombëtare (NSC), në SHBA, sipas spekullimeve në median amerikane.

Shqiptaro-amerikani erdhi si refugjat lufte nga Kosova në SHBA dhe shënoi një ngjitje të jashtëzakonshme në karrierë, bashkë me vëllain e tij Ylberin, në hierarkinë e Pentagonit dhe Departamentit të Mbrojtjes.



Për ta është shkruar edhe më parë në median amerikane.

Pozitën më të lartë, Ylli Bajraktari e pati gjatë mandatit të H.R. McMaster, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ylli u bë krahu i djathtë i gjeneralit që vendosi rregull dhe stabilitet në departamentin që koordinon punën e të gjitha agjensive të sigurisë, informacionit dhe mbrojtjes kombëtare në SHBA, raporton illyriapress.

Mirëpo, ai po largohet tashmë që John Bolton zëvendësoi McMasterin në 9 prill. Sipas një shkrimi në “Vanity Fair”, Bolton kërkoi largimin e Michael Anton, zëdhënës i NSC-së dhe të Ylli Bajraktarit.

Sipas revistës së njohur, John Kelly, Shefi i Stafit të Presidentit Trump ia bllokoi Boltonit shkarkimet, duke i thënë se të dy janë kuadro shumë të mirë të administratës. Mirëpo, Bolton këmbënguli duke i thënë: “Presidenti më ka dhënë leje që të largoj këdo që mendon se nxjerr sekrete”.

Ylli Bajraktari ka qenë prej kohësh në shënjestër të trampistëve konspiracionistë që dyshojnë se ai është personi që i ka treguar medias se Trump e uroi për fitoren në zgjedhje Vladimir Putinin, pavarësisht se stafi i kishte lënë shënim me shkronja të mëdha mbi tavolinë: “Mos e uro!”

Konspiracionistët kanë qenë të obsesionuar me dy vëllezërit, për arsye se ata ndodheshin aty që nga periudha e Presidentit Obama dhe për shkak se vijnënga familje myslimane.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas