Kryesore

Përplasje brenda mazhorancës, Majko përplas karrigen e largohet, arsyet e revoltimit…




               Publikuar në : 13:21 - 05/04/18 |
mapo.al

Ministri për Diasporën, Pandali Majko ka pasur mosmarrëveshje me kolegët e tij dhe deputetët e PS-së në parlament në lidhje me procesin e votimit të ligjit për diasporën.


Shkak është bërë një amendament i bërë nga Adnor Shameti për rregullimin e një neni dhe që u mbështet nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, por që ka hasur në kundërshtimet e grupit parlamentar.

Fillimisht Mimi Kodheli e më pas Taulant Balla kanë kundërshtuar amendamentin me argumentin se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet.

Në votim 74 vota kanë qenë pro ligjit të ardhur nga qeveria dhe 1 votë kundër.

Rrëzimi i amendamentit ka revoltuar Majko, i cili menjëherë pas rrëzimit të projekt-ligjit ka shfryrë duke përplasur karrigen dhe u largua në mënyrë demonstrative.


Etiketa: , , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas