Aktualitet

Përplasja mes banorëve të Manzës dhe muxhahedinëve, Bashkia gjen zgjidhjen për varrezat






               Publikuar në : 13:58 - 09/05/18 |
mapo.al

Po shkon drejt zgjidhjes përplasja mes komunitetit të muxhahedinëve dhe banorëve të Manzës.


Shkak për këtë është bërë çështja e varrezave. Banorët e Manzës nuk donin që një prej muxhahedinëve që kishte vdekur të prehej pranë familjarëve të tyre.

Ndërkohë sot kreu i shërbimeve komunale në Durrës, Fadil Ago është shprehur se po merren masat për ndërtimin e një varreze të posaçme për komunitetin iranian.

“Varrimi i iranianit, veprimi në perputhje me legjilacionin shqiptar. Respektojmë komunitetin që jeton në atë zonë. Varrimi i shtetasit iranian u kundërshtua nga banorët e Manzës, ndaj edhe do merren masat për ndërtimin e një varreze të posaçme”, është shprehur Ago për ‘’Fax News”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas