Politika

Përplasja e Majkos me Ramën për Teatrin, Lubonja: Ku ishte ti Pandeli kur këta fuqizoheshin?

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot edhe gjestin dhe përplasjen qe ndodhi mes ministrit Pandeli Majko dhe kreut te Qeverise, Edi Rama, te enjten ne Parlament, ku u votua ligji qe i hap rruge shembjes se godines se Teatrit Kombetar.

“I vetmi moment që vlen të komentohet ëstë momenti i Majkos që u largua e ka hapur shumë komënte që tregon ku është katandisur PS në rrugën për tu bërë një kapobandë. Megjithëse meriton një lloj respekti për këtë akt s’duhet të mos bëjmë këtë analizë ti themi ku ishte ti Pandeli që e solle Ramën deri në këtë pikë? Këru është cështja e një sistemi kriminal ekonomie që është në prapavijë e politikës që ka bërë hapa përpara për të kapur shtetin deri në këtë pikë. Ku ishte ti Pandeli kur këta fuqizoheshin?



Votën qeveria e ka marrë për 0 ndërtime, partitë mund të kthehen edhe në banda kur nuk ka drejtësi, institucione të tjera që e kontrollojnë e rregullojnë balancën e pushteteve. Ti bësh rezistencë një regjimi sic ësjhtë ky autoritar, që ka kapur institucionet, ose i ka shkatërruar si GJK vetëm me mjete demokratike duket pak paradoksale se demokracia nënkupton funksionimin normal të të gjitha gjërave. Por demokracia s’është ideale ndaj mendoj se rruga e rezistencës duhet kërkuar, rrugët janë edhe individuale, qoftë një ngujim në teater nga një person, ka pasur rezistencë lidhur me këtë teater duke pasur parasysh situatën. Opozita ka qenë gjithmonë në një situatë që s’ka atë kredibilitetin, këto po fermentojnë se vjen puna si Majko, shumë njerëz kanë arritur të thonë të keqen e Sali Berishës. Do shohim ca do zgjedhi edhe iniciativa e njerëzve. Po kaloi edhe këtë ligj po shkatërroi edhe Teatrin në këtë mënyrë, është të ikësh nga Shqipëria se kjo bandë mund ti teket të bëjë cdo gjë, madje i ka kaluar limitet, duhet rezistuar, por edhe format e rezistencës civile nuk përjashtohen si kudo në botë.

Problemi i opozitës nuk është te djegia ose jo e mandateve, por te një lloj moskapje se kemi një sistem që edhe kur ka qenë opozita ka kapur shtetin, në këtë kuptim është akti i fundit për të kuptuar që këtu nuk kemi një vend normal”, tha Lubonja në News24.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas