Kronika, Kryesore

Përplasja e bandave: A e porositën Bajrët këtë vrasje në Shkodër?

Grupi i Bajrëve pritet të dalë sot para gjykatës, ndërkohë që kreu i bandës, Enver Bajri ndodhet në arrati. Burimet thanë se përmes bashkëpunimit me partnerët, kërkimet po zhvillohen në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg, ku ka pasur informacione se është parë kohët e fundit ky person.

Hetimet për grupin “Bajri” nisën në prill të këtij viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pak kohë pasi Shkodra ishte tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse me objektiv Lul Kullën. Ndonëse ende nuk ka prova konkrete, ka të dhëna se grupi i të arrestuarve gjatë operacionit “Oaz” mund të ketë kryer edhe atentatin ndaj Kullës, shkruan Panorama. Madje, burime nga organi i akuzës dhe Policia e Shtetit thanë se po hetohen edhe për vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 10 gushtin e këtij viti.



Operacioni i koduar “Oaz”, u finalizua të premten me 11 persona të arrestuar e dy të tjerë të shpallur në kërkim, pas një hetimi intensiv që zgjati rreth 6 muaj. Mes të arrestuarve ishte edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të grupit dhe i vëllai Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, gjithashtu me të njëjtin rol. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, gjatë konferencës për shtyp tha se ishin shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

I pari Enver Bajri, drejtuesi kryesor grupit, ndërsa personi i dytë dyshohet si një nga personat që përdorej për të vënë gjoba. Burimet thanë se një tjetër personazh kyç në këtë grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam, pasi ishte larguar prej më shumë se një jave më parë nga Shqipëria.

Informacioni për të u është përcjellë autoriteteve të huaja dhe në bashkëpunim me partnerët përfundoi në pranga. “Është provuar në javët e fundit se anëtarët e këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër”, theksoi Ardi Veliu gjatë konferencës për shtyp.

Sipas burimeve, gjobat e vendosura kohët e fundit, fillimisht u njoftoheshin të dëmtuarve nga Behar Bajri. “Behari jam”, u thoshte në telefon i dyshuari dhe më pas viheshin në lëvizje të tjerët, të cilët, siç rezulton nga përgjimet e shumta, i vendosnin afat të dëmtuarve në disa raste edhe me frazën: “…e mira është mos ta vonosh porosinë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas