Kronika, Kryesore

Përplasi makinën ku humbi jetën 27-vjeçarja shtatzënë, pranga shoferit

Policia e Fierit ka arrestuar 31-vjeçarin Edmond Asllani, i cili dyshohet se është shkaktari i aksidentit të një dite më parë në rrugën Fier-Vlorë,ku humbi jetën Majlinda Troka, rreth 27 vjeçe.

Policia sqaron se “Asllani duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.T., vjeç 32, banues në fshatin Sheq Musalalaj dhe me mjetin tip  “Audi”, me drejtues shtetin A.T., vjeç 64, banues në fshatin Martin. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në mjetin tip “Audi”, shtetasja M.T., vjeçe 27, banuese në fshatin Martin”.



Po ashtu nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, të cilët po marrin mjekim në në spital. Ata janë shtetaset L.T., 7 vjeçe dhe K.T., vjeçe 41, banuese në fshatin Qarr, pasagjerë në mjetin “Audi” dhe drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi L.T., 32 vjeç dhe i mituri Xh.T, 1 vjeç.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas