Kronika

Përplasen dy automjete në Has, humb jetën 6-vjeçarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një vajze 6-vjeçare ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.



Njoftimi i plotë:

Më datë 07.09.2018, në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas