Kronika

Përplas me makinë 4-vjeçarin në Librazhd, shoqërohet në polici i riu

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit ku i plagosur ka mbetur një fëmijë 4-vjeçar.

Incidenti u shkaktua nga një 23-vjeçar teksa drejtonte mjetin tip Opel tek fusha e sportit.



“Në qytetin e Librazhdit,  tek fusha e sportit , mjeti tip “Opel” me targa AA 357 GZ, me drejtues shtetasin D.B., 23 vjeç ,ka aksidentuar një fëmijë,  D.O, 4 vjeç,  banues në Librazhd, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve,” shkruan policia.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas