Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, Senida Mesi: Do intensifikojmë përpjekjet për të menaxhuar situatën

Zv. kryeministrja Senida Mesi ka mbledhur sot Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile për të intensifikuar përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë zonave të përmbytura në Shkodër.

Aktualisht nën ujë gjenden rreth 4600 hektare, ndërsa prurjet e larta në Kaskadën e Drinit, në Bunë dhe liqenin e Shkodrës kanë përkeqësuar situatën prej 19 marsit.



DEKLARATA

Që prej datës 5 mars 2018 vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit për përballimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve të motit në Qarkun e Shkodrës.

Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës kanë pasur prurje dhe nivele të larta prej disa ditësh, por përkeqësimi i situatës ka ndodhur, më datë 19.03.2018, duke filluar nga mëngjesi dhe në vijueshmëri gjatë gjithë ditës. Rritja e niveleve në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës ka shkaktuar dhe rritje të hartës së përmbytjeve.

Vihet re se ka rritje të niveleve: Me rreth 32 cm të Liqenit të Shkodrës dhe me rreth 44 cm të lumit Buna. Si rrjedhoë sipërfaqja e totale nën ujë dhe e përmbytur ka arritur rreth 4216 ha në këto njësi:

  • Njësia Administrative Dajç
  • Njësia Administrative Ana e Malit
  • Njësia Administrative Bërdicë
  • Njësia Administrative Velipojë
  • Njësia Administrative Rrethina
  • Në zonën e Livadheve Qyteti Shkodër
  • Njësia Administrative Guri i Zi

Për përballimin e kësaj situate, prej datës 05.03.2018 Forcat e Armatosura në total kanë angazhuar 373 forca, 73 mjete të kalueshmërisë së lartë si edhe motobarka, gomone dhe autobote uji. Janë në gatishmëri pranë  qarkut Shkodër dhe mbi 150 Forca nga Policia e Shtetit me mjetet e duhura të kalueshmërisë së lartë për të mbështetur banorët e zonës.

Ministria e Mbrojtjes nga data 06.03.18 deri tani ka dërguar në Prefekturën Shkodër 70 ton ushqime për bagëti. Nga Rezervat e Shtetit janë dërguar bazë tjetër ushqimore dhe uji i pijshëm për banoret.

Sikurse e kam theksuar edhe në vizitat dhe inspektimet e mia të mëparshme në nën Shkodër që prej fillimit të situatës së përmbytjeve, manaxhimi i kësaj situate ka nevojë për bashkërendim të gjerë të të gjithë ministrive dhe autoriteteve vendore. Për këtë arsye, e kam thirrur  sot më 21 mars 2018 Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pasi vlerësoj që ka nevojë të intensifikojmë përpjekjet ekzituese për të manaxhuar situatën në shërbim të banorëve.

Në këtë mbledhje të sotme, disktuam situatën si edhe përcaktuam kapacitetet njerëzore dhe logjistike të tjera që nevojiten krahas atyre të alokuara për përmballimin e përmbytjeve në Qarkun Shkodër dhe parandalimin e situatës më tej.

Vendosëm:

  1. Të shtojmë furnizimin me bazë ushqimore për banorët dhe uji të pijshëm. Edhe pse ujësjellësi funksionon në disa zona të prekura, është më mirë të mos përdoret.
  2. Të shtojmë furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
  3. Të shtojmë forcat në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve sipas nevojave të tyre.

Në këtë moment është e rëndësishme manaxhimi i situatës me të gjitha kapacitetet në dispozicion. Në fazën e rekuperimit është shumë e rëndësishme të evidentojmë dëmet dhe pasojat  dhe të marrim masat për parandalim të mëtjeshëm.

Në fund dua të shtoj një falenderim të veçantë për të gjithë forcat në terren prej tre javësh dhe i përgëzoj për punën dhe realizimin me përkushtim të detyrës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas