Përmbytja në Bibliotekën Kombëtare, reagon Presidenti Meta: Po ndjek me shqetësim situtatën

Politika



               Publikuar në : 16:27 - 26/06/18 |
enton palushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare, këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë tonë të pasur kulturore.


Në vijmësi Kabineti i tij po ndjek nga afër situatën dhe është në komunikim me Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare.

Presidenti i Republikës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen.

Duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë, socialë e mediatikë, Presidenti bën thirrje që të gjithë bashkë të kontribuojmë për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekës sonë Kombëtare.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas