Sport

Përmbysja e çmendur, Roma futet në histori. Ja sa vite kishte pa shkuar në gjysmëfinale

Përmbysja e rezultatit të ndeshjes së parë (4-1) në 3-0 është diçka historike për skuadrën e Romës. Goli i shënuar nga Manolas në minutat e fundit vulosi një mbrëmje të artë për italianët, por të errët për katalanasit.

* Roma është ekipi i tretë në Ligën e Kampionëve që përmbys një humbje me 3 ose më shumë gola. Barcelona përmbysi PSG-në vitin e kaluar, ndërsa në listë është edhe humbja e Milanit kundër Deportivos. Magjike!



* Daniele De Rosi është lojtari i parë pas vitit 2013 që shënon dhe asiston në një ndeshje kundër Barcelonës. Përpara tij e ka bërë Tomas Myler në vitin 2013 (2 gola dhe 1 asist). Kapiten!

* Barcelona ka pësuar 3 gola për herë të parë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve që pas prillit të vitit 2017 kundër Juventusit.

* Edin Xheko ka shënuar 3 gola kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, më shumë se kushdo ekip tjetër në këtë kompeticion.

* Përpara kësaj ndeshjeje ekipi katalanas kishte pësuar vetëm 3 gola deri tani në Champions. Por pësoi 3 në një ndeshje dhe u eliminua.

* Kjo ishte hera e parë që Barcelona eliminohet nga Liga e Kampionëve, pasi më parë kishte fituar një ndeshje me rezultatin 3-0.

* Kjo është hera e dytë që Roma shkon në gjysmëfinale të Kupave të Europës, pasi më parë e kishte arritur në sezonin 1983-1984, kur quhej Kupa e Europës dhe jo Champions.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas