Sport

Përjashtuan Mavrajn nga ekipi, Hamburgu tashmë shpreson për mbijetesë në Bundesligë

Nëse do të flisnim për situatën e disa javëve më parë, Hamburgu ishte në një krizë totale rezultatesh dhe në një ambient aspak pozitiv për të zhvilluar disa ndeshje normale futbolli.

Kjo pasi edhe tifozët nisën të hakmerreshin duke tejkaluar çdo limit, pasi po kërcënonin skuadrën për rezultatet negative që po merrte ekipi. Disa javë më parë rënia e Hamburgut nga Bundesliga dukej thuajse e kryer dhe pritej të ishtë një çështje kohe konfirmimi i saj.



Trajneri vazhdoi me masat ekstreme një një situatë po të tillë, teksa largoi Mërgim Mavrajn nga ekipi edhe pse mbrojtësi i Kombëtares ishte një nga lojtarët titullarë të këtij ekipi më parë. Megjithatë u kritikua deri diku, rezultatet konfirmuan veprimin e drejtë të trajnerit të Hamburgut.

Tashmë ky ekip ka marrë 10 pikë në 5 takimet e fundit, duke qenë vetëm 2 pikë larg zonës së shpëtimit. Hamburgu mund të shpresojë realisht në këtë moment dhe këto rezultate, fatkeqësisht për mbrojtësin e Kombëtares kanë ardhur nga koha kur ai është përjashtuar nga skuadra. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas