Kryesore

“Përgjimi”, Rama: Nuk e them agjencinë, opozita po bën sabotim monumental të negociatave

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të tregojë se cila është agjencia që ka kryer ekspertizën e audio-përgjimit ku pretendohet se flet vëllai i ministrit të Brendshëm.

Ai tha se mbetet i mendimit se përgjimi është një montazh i opozitës, me qëllim sabotimin e çeljes së negociatave.



Rama e quajti sabotim monumental.

“I jam drejtuar një agjencie të specializuar. Adresën nuk mund ta jap. Ajo që kam bërë, ka qenë urgjente për mua. Nuk ka vlerë prove. Provën duhet ta identifikojë prokuroria. Përsa më takon, jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar për qëllime që janë të qarta për të gjithë, dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të hedhur në erë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë.

Besoj që dita e djeshme do u ketë dhënë të gjithëve kënaqësinë që të shikoni përmes audio-video të PD, për të kuptuar se në çfarë derexheje është katandisur PD dhe çfarë mungese respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve dhe përse ka pritur pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë, për diçka që e ka pasur në dorë edhe më parë. E falenderoj PD-në që e bëri të lehtë demaskimin e kësaj maskarade.

Nuk kam informacion më shumë për dëshminë, por kam sy e veshë. Fillimisht nuk u besova syve dhe veshëve. Nëse keni nevojë për të bërë pyetje se duhet të bëni kronikën, por jam i bindur që edhe ju vetë e dini se kjo është për të qeshur, për edhe për të qarë,” tha Rama.

I pyetur se përse duhet ta besojnë shqiptarët, në kohën kur të tjera gjëra ka thënë për Elvis Roshin dhe Saimir Tahirin dhe të tjera kanë rezultuar.

“Se pse duhet të më besojnë shqiptarët mua, lëruani shqiptarëve se me shqiptarët merrem vesh vetë. Unë kam qëndruar strikt edhe në rastet që përmendni, sepse u jam referuar atyre që kam ditur në rastin e dytë, kurse për Saimir Tahirin nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë. Ministri i Brendshëm do jetë në krye të detyrës, të cilën e bën me përgjegjshmëri dhe me rezultate domethënëse dhe kjo është një arsye më shumë për reagimet e opozitës”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas