Kronika, Kryesore

Përgjaket Gjirokastra, dy të plagosur me armë zjarri para Drejtorisë së Policisë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar mbrëmjen e sotme para Drejtorisë së Policisë në qytetin e Gjirokastrës. Raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se dy personat e plagosur, nga Lazarati, kanë qenë bashkë në një pikë bastesh pranë Drejtorisë së Policisë.

Dy lazaratasit fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por më pas kanë përdorur armë zjarri.



Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre, ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas