Shëndeti

Përdorimi i drogave gjatë aktit seksual shkakton impontencë




               Publikuar në : 22:56 - 29/08/18 |
mapo.al

Përdorimi sistematik i drogave si stimulant gjatë një akti seksual prodhon efekt të kundërt duke shkaktuar impontencë tek moshat e reja që kanë krijuar varësi.Apeli vjen nga mjeku i njohur androlog Evi Dani i cili ka mbi 40 vite që punon pranë poliklinikës të specialiteteve nr 3 në tiranë. Mjeku thotë se pas një kohe të gjatë përdorimi I drogave mund të çojë drejt impotencës së parikthyeshme.


Nëse medikamenti i viagrës i shpikur 20 vite më parë konsiderohet si mrekullia për trajtimin e impotencës, Përdorimi i drogave si stimulant gjatë një akti seksual prodhon tërësisht efekt të kundër dhe sipas mjekëve mund të cojë drejt impotencës së plotë seksuale.

Andrologu I njohur Evi Dani, mjek pranë poliklinikës nr 3 në tiranë analizon një rrezik disa fish nëse përdoruesi kombinon drogën me alkool dhe duhan. Por a ekziston një kurë për trajtimin e impotencës seksuale nëse pacienti është përdorues sistematik i drogave?
Andrologu Dani thotë se të gjitha patologjitë që lidhen me impotencën janë të kurueshme vetëm nëse ato trajtohen në kohë. / News 24


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas