Kryesore, Mapo Letrare

Përdhunim dhe vrasje: Ngjela sjell historinë e Sofies, një prej femrave më të bukura në Tiranën e komunizmit

Hakmarrja e një gruaje është në qendër të romanit që pritet të dalë së shpejti nga avokat Spartak Ngjela.

Të gjithë e njohin lidhjen e tij me letrat. Pas viteve 90-të ai ka botuar dy romane “Shpella e vdekjes” dhe “Helena R”. Por libri që pritet të dalë së shpejti është i pazakontë në mënyrën sesi shtjellohet historia e një personazhi, Sofies.



Me një të shkuar të trazuar pas tentimit për përdhunim dhe vrasjes së bashkëshortit, Sofia një prej femrave më të bukura të Tiranës kërkon të hakmerret. Por si do ta arrijë ajo këtë?

“Nuk është subjekti ai që e bën një libër të jetë i mirë, por në rastin e Ngjelës bashkohen bashkë dhe historia dhe mënyra e shkrimit duke e bërë këtë roman një prurje të denjë në prozën bashkëkohore shqipe. Përmes një personazhi femër, ne do të shohim jo vetëm anën e fshehtë të botës femërore, por dhe Shqipërinë komuniste përmes anës më të diskutuar të saj, që është Sigurimi i Shtetit. Një libër që ngre pikëpyetje mbi mënyrën sesi e kemi bërë gjyqin e së shkuarës, apo si i kemi fshehur krimet e komunizmit, siç janë përdhunimet e shumë femrave…”, thotë Alda Bardhyli e cila është dhe redaktorja e librit.

Një grua që nuk e humb durimin për të dashuruar sërish, do ta lexoni në romanin “Hakmarrja e një gruaje” që pritet të dalë së shpejti në treg.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas