Kronika

Për turizëm në Theth, polakja bie nga shkëmbi 3 metra i lartë, niset me helikopter drejt Tiranës

Një aventurë e përfunduar keq për një turiste të huaj në Shqipëri. Mësohet se një 54-vjeçare polake ka pësuar një incident gjatë vizitës së saj në Theth.

Ajo ka qenë duke lëvizur me këmbë në zonën malore bashkë me një grup eksploruesish kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një shkëmb në 3 metra lartësi.



Turistes Barbara Obranka, 54 vjeçe, i është dhënë ndihma e parë në zonë, ndërsa më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës. Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, gjendja e turistes është jashtë rrezikut, pasi ka disa fraktura në këmbë.

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 06.08.2018 në orën 17.00 jemi njoftuar se është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi ka marrë ndihmën e parë, shtetësja polake B. O. 54 vjeçe, pasi është rrëzuar nga një shkëmb me lartësi rreth 3 metër, e cila ka dëmtuar këmbën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas