Sport

Për Salihin është derbi Sëlltik-Rejnxhers, por Rudi Vata ia këshillon Neil Lenonit

Sëlltiku duket se e ka seriozisht për të tranferuar Hamdi Salihin dhe këtë e ka konfirmuar vetë trajneri Neil Lenon për mediat skoceze. 27-vjeçari i sulmit kuqezi do të ishte përforcimi ideal dhe me pak shpenzime për skemën e Lenon, që në listën e tij ka edhe Havi Guerran e Vajadolidit, porse ky i fundit kushton 2.5 milionë euro, 5 herë më shumë se Salihi që është në fund të kontratës së tij me Rapidin.

Por në Skoci konfirmojnë se është edhe Rejnxhersi në valle për Salihin, ndaj në ditët në vijim mund të kemi një derbi edhe në merkato mes dy gjigantëve të futbollit skocez. Drejtuesit e skuadrës protestante të Skocisë kërkojnë një partnet ideal për Nikica Jelaviçin që ka shkuar këtë verë në “Ibrox” dhe i pëlqejnë shumë aftësitë e shkodranit. Megjithatë, në këtë derbi duket se Sëlltik mund të jenë më të favorizuar pasi Rejnxhërs po kalon një periudhë jot ë mirë në aspektin financiar.



Gjithashtu, në krah të Sëlltikut është vënë edhe ish-sulmuesi shkodran, aktualisht trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata. Për Vatën, Salihi do të ishte lojtari ideal për “the hoops”. “Ai është një tip lojtari si Gerd Myler, pasi më të mirën e jep brenda zonës së rreptësisë. Të jem i sinqertë, çdo lloj mënyre loje që të aplikojë Sëlltiku, ai mund t’i përshtatet. Me mënyrën sesi sulmojnë dhe me krosat e shumtë që hedhin në zonë, Hamdiu do t’i bënte shumë punë Sëlltikut,” thotë Rudi Vata, që ka qenë një nga lojtarët e preferuar të tifozëve të Sëlltikut, kur u aktivizua në mesine viteve ’90. Vata ka thënë se do të ishte i gatshëm që të përfaqësonte lojtarin dhe se do të insistonte që sulmuesi të lëvizte në pjesën bardhegjelbër të Gllasgout. “Do të doja ta përfaqësoja, pasi e njoh personalisht lojtarin. Nëse unë do të isha ai, do të shkoja pa asnjë ngurrim te Sëlltiku. A do të isha i lumtur nëse do të qëndroja në stol? Hamdiu ka nevojë që të luajë sepse është në kulmin e karrierës dhe nuk ka asnjë opsion tjetër. Megjithatë, Sëlltiku është Sëlltik dhe më mirë të qëndrosh në stol aty sesa te Rapidi i Vjenës. Megjithatë, le t’i lëmë mënjanë të gjitha dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për këtë lëvizje,” ka deklaruar Vata për gazetën më të madhe skoceze, “Evening Times”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas