Humor, Kryesore

Për një F që nuk e vë… u ndodh edhe të mëdhenjve

Besoj jeni lodhur duke parë se si mediat tradicionale dhe ato sociale janë të mbushura me gabime ortografike.

Por u ndodh të gjithëve, madje ky rast po bën xhiron e botës.



Një avion i kompanisë së njohur ajrore, Cathay Pacific u kthye mbrapsht.

Kjo pasi personat që kishin shkruar emrin e kompanisë, kishin bërë një gabim.

Kompania me qendër në Hong Kong mori avionin ku shkruhej Cathay Paciic dhe jo Cathay Pacific.

Për ironi, linja ajrore nuk e kishte kuptuar gabimin, por ishin udhëtarët që i kontaktuan dhe ua bënë me dije.

Kompania thotë se shumë shpejt gabimi do rregullohet, pasi avioni është rikthyer që të lyhet sërish.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas