Bota, ShowBiz

Për herë të parë, një modele e mbuluar në finalen e ‘Miss Anglia 2018’

Një 20-vjeçare, studente myslimane mund të bëhet gruaja e parë e mbuluar që është zgjedhur ‘Miss Anglia’.

Kjo pasi që ajo tashmë është në finalen e këtij kompeticioni të bukurisë, përcjell Gazeta Express.



Sara Iftekhar, e cila është studente e juridikut në Universitetin e Huddersfield, ka siguruar një vend në mesin e finalistëve në garën nacionale, pasi ka fituar disa në vendin e saj, përcjell Gazeta Express.

Ajo me anë të një postimi në Instagram ka shkruar për përjetimin e saj pasi janë shpallur finalistët, duke thënë: “Ishte një përvojë e pabesueshme dhe diçka që unë kurrë nuk do të mund ta harroj. Mundësitë që më janë dhënë duke qenë finaliste në ‘Miss Anglia’ janë mundësi që nuk i kisha menduar më parë dhe për këtë jam gjithmonë falënderuese”.

Sara gjithashtu ka treguar se ajo ka vendosur të marrë pjesë në këtë garë këtë vit, për të treguar se “bukuria nuk mund të definohet, çdokush është i bukur në mënyrën e vet, pa marr parasysh peshën, racën apo format”.

Nëse Sara fiton, atëherë ajo do të marrë pjesë në ‘Miss Bota’ në të cilën mund të garojë për vendin e parë dhe çmimin prej 100 mijë dollarë. /Gazeta Express

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas