ShowBiz

Për herë të parë, modelja me sindromën Down do të sfilojë në New York






               Publikuar në : 15:34 - 21/08/18 |
mapo.al

Marian Avila është 20 vjeç dhe është një modele spanjolle.


Pas  disa javë ajo do të plotësojë një ëndërr të madhe,do të sfilojë në New York për javën e modës.

Një mundësi e jashtëzakonshme për këdo që punon në fushën e modës, por për Marian është arritja më e madhe në jetë, pasi shumë pak besonin tek ajo, kur e morën vesh që është me sindromën Down.

Megjithatë, ajo nuk ndaloi për asnjë moment duke ndjekur ëndrrën,për tu bërë një modele pasarele.

Image

“Ëndrrat bëhen realitet”, shkroi ajo në blogun e saj për t’u treguar ndjekësve se do të ishte modelja e parë me sindromën Down që do të sfilojë në New York për javën e modës.

Ishte stilistja Talisha White, ajo që zgjodhi Marian si një modele për linjën e saj të veshjeve.

Image


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas