Media

Për herë të parë, Blendi Fevziu rrëfen si ra në dashuri me bashkëshorten

Moderatori Blendi Fevziu është padyshim një ndër moderatorët më të mirë në Shqipëri, por jeta e tij private është shumë pak e njohur për publikun shqiptar.

Në një intervistë për “Class”, ai ka rrëfyer se si e ka njohur bashkëshorten e tij dhe si vijojnë marrëdhëniet mes tyre.



Pjesë nga intervista:

Si jeni njohur me bashkëshorten?

E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht.

Cili është profesioni i saj?

Ekonomiste.

Inesi është shumë e tërhequr nga jeta publike. Krijon një farë problemi që keni dy stile krejt të ndryshme jete?

Besoj se kjo ka qenë mënyra më e mirë se si ka funksionuar kjo marrëdhënie. Vetëm si e tillë mund të funksiononte.

Cilat janë të përbashkëtat tuaja, duke qenë se dëshira për të qenë personazh publik, sigurisht që nuk bën pjesë te to?

Protagonizmi publik nuk mund të jetë dëshirë e përbashkët, ai është një lloj ekzibicioni. Kur dy njerëz rrinë bashkë ndajnë shumë gjëra midis tyre. Dhe fakti që ndan të bën të jetosh bashkë. Por ndarja nuk është me fusha, nga më pak apo më shumë, ndan gjithçka.

Jua ka kërkuar ndonjëherë Inesi të hiqni dorë nga kjo punë? Nëse po, në ç’situatë?

Jo, kurrë. Madje nuk ka ndërhyrë asnjëherë në punën time.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas